Shkurt: në e-albania.al shtypni Hyr, pastaj Keni harruar fjalëkalimin tuaj?, shkruani NID-in dhe vendosni kodin që ju vjen. Me numër telefoni të huaj, kodi vjen me email. Nëse emaili ose numri nuk janë më tuajat, rruga zyrtare është helpdesk@e-albania.al. Nëse doni ndihmë, ju udhëzojmë ne në WhatsApp.
Problemi më i shpeshtë i shqiptarëve jashtë vendit me e-Albania është i thjeshtë: nuk hyjnë dot në llogari. Për të hyrë dhe për të ndryshuar fjalëkalimin, e-Albania dërgon një kod me një përdorim. Nëse keni deklaruar numër telefoni të huaj, sipas ndryshimeve të vitit 2024 kodi vjen me email. Nëse emaili është i vjetër ose nuk e mbani mend, ngecni.
Çfarë bëjmë ne për ju?
- Kontrollin e arsyes pse nuk hyni dot.
- Udhëzim hap pas hapi për rikuperimin e fjalëkalimit.
- Rrugën zyrtare për rastet kur emaili ose numri nuk funksionojnë më.
- Ndihmë në WhatsApp gjatë gjithë procedurës.
Para se të na shkruani, provoni këtë
Shikoni udhëzuesin falas për rikuperimin e fjalëkalimit. Nëse nuk funksionon, jemi këtu.
Pyetje të shpeshta
Pse nuk më vjen kodi i e-Albania?
Nëse në llogari keni numër të huaj, kodi vjen me email dhe jo me SMS. Kontrolloni Spam ose Promotions dhe sigurohuni që emaili i llogarisë është ai që përdorni sot. Kodi ka afat të shkurtër, rreth dy minuta.
Sa kushton rikuperimi i fjalëkalimit?
Në e-Albania është falas. Paguani vetëm nëse doni që t'ju udhëzojmë ne.
A më kërkoni fjalëkalimin ose kodin?
Jo, kurrë. Ju udhëzojmë ju, që t'i vendosni vetë.
Po nëse ndryshoj mendje?
Anulim falas brenda 2 orëve nga pagesa, nëse praktika nuk ka filluar ende.