AsistenceAlbania

Certifikatë familjare për jashtë shtetit

Ju kërkon certifikatën familjare një komunë, një gjykatë apo një zyrë jashtë Shqipërisë? E kërkojmë ne për ju, pa ardhur në Shqipëri.

Shkurt: certifikata familjare është dokumenti i gjendjes civile që tregon përbërjen e familjes suaj. Merret online në e-Albania me vulë elektronike. Ne e kërkojmë për ju dhe ju tregojmë nëse institucioni ku do ta përdorni kërkon edhe apostille ose përkthim.

Kur ju kërkohet

Çfarë bëjmë ne

Si funksionon

  1. Lini numrin ose na shkruani në WhatsApp.
  2. Ju pyesim për rastin dhe ju dërgojmë linkun e pagesës.
  3. Paguani me kartë dhe ne fillojmë.

Pyetje të shpeshta

A mund ta bëj vetë?

Po. Në e-Albania certifikata familjare merret falas. Hapat i gjeni te udhëzuesi ynë. Ne paguhemi vetëm për asistencën, kur nuk keni kohë ose ngecni diku.

A më duhet apostille?

Varet nga shteti dhe nga institucioni. Pyesni gjithmonë zyrën që jua kërkon. Ne ju ndihmojmë të kuptoni çfarë duhet.

Po nëse të dhënat janë gabim?

e-Albania nuk i korrigjon. Korrigjimi bëhet në gjendjen civile: ju tregojmë nga t'ia filloni.

Po nëse ndryshoj mendje?

Anulim falas brenda 2 orëve nga pagesa, nëse praktika nuk ka filluar ende.

S'keni kohë? Certifikatën familjare e kërkojmë ne.

Zyrë konsulence private, aktive që nga viti 2020, me mbi 3.500 persona të asistuar. Lini numrin, ju shkruajmë në WhatsApp dhe paguani me kartë nga linku që ju dërgojmë.