Vërtetimi i vjetërsisë në punë tregon vitet që keni punuar dhe jeni siguruar në Shqipëri. Kërkohet shpesh për pensionin në Shqipëri, por edhe nga institucione jashtë vendit, për shembull kur aplikoni për pension në Itali sipas marrëveshjes Itali–Shqipëri.
Problemi më i shpeshtë: vitet para 2012, dhe sidomos ato para viteve '90, nuk dalin gjithmonë menjëherë në sistem. Duhen kërkuar dokumente të tjera dhe duhet ditur ku.
Çfarë përfshin shërbimi
- Kontrollin e periudhave që dalin në e-Albania.
- Kërkimin e vërtetimeve për periudhat e viteve të vjetra, sipas rastit.
- Udhëzim për dokumentet që ju duhen për institucionin që i kërkon.
- Ndjekje në WhatsApp deri në fund.
Si funksionon
- Zgjidhni shërbimin dhe paguani online.
- Na tregoni ku keni punuar dhe për çfarë ju duhet vërtetimi.
- E ndjekim ne dhe ju dërgojmë njoftimet në WhatsApp.
Pyetje të shpeshta
Kam punuar në kooperativë ose në ndërmarrje shtetërore para '93. A llogariten?
Për këto periudha ka procedura të veçanta në ISSH. Ju ndihmojmë të kuptoni çfarë dokumentesh duhen për rastin tuaj.
E kam humbur librezën e punës. Çfarë bëj?
Nuk është e pamundur. Ka rrugë të tjera për të vërtetuar vitet e punës. Na shkruani dhe e shohim bashkë.
Po nëse ndryshoj mendje?
Anulim falas brenda 24 orëve, ose derisa praktika të mos ketë filluar.