Asistencë e-Albania

Pensioni Itali–Shqipëri: si funksionon marrëveshja

Për mijëra shqiptarë që kanë punuar në të dy vendet, vitet e punës tani mund të bashkohen. Ja çfarë duhet të dini.

11 tetor 2026 · Asistencë e-Albania

Marrëveshja ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për sigurimet shoqërore u nënshkrua në Romë më 6 shkurt 2024 dhe hyri në fuqi më 1 korrik 2025. Për shqiptarët që kanë punuar në të dy vendet, është ndryshimi më i rëndësishëm i viteve të fundit.

Çfarë ndryshon

Kush nuk i mbush kushtet për pension vetëm në njërin shtet, mund të bashkojë periudhat e sigurimit në Itali dhe në Shqipëri, me kusht që të mos mbivendosen. Çdo shtet paguan pjesën e vet të pensionit.

Ku aplikoni

Dokumentet shqiptare: këtu ngecin shumë

Për periudhat e punës në Shqipëri para vitit 2012, INPS kërkon të bashkëngjitet detyrimisht një deklaratë e historikut të punës, bashkë me dokumente mbështetëse si libreza e punës ose vërtetime. Duhet edhe kopja e dokumentit shqiptar të identitetit.

Pra, edhe nëse aplikimi bëhet në Itali, dokumentet duhen marrë në Shqipëri. Për periudhat pas 2012 vërtetimi merret shpejt në e-Albania. Për vitet e mëparshme duhet më shumë punë. Shikoni si të merrni vërtetimin e vjetërsisë.

Hapat praktikë

  1. Mblidhni të gjitha dokumentet e punës në Shqipëri që keni.
  2. Kontrolloni në e-Albania çfarë periudhash dalin.
  3. Kërkoni vërtetimet që mungojnë.
  4. Aplikoni në INPS, vetë ose me patronato, duke bashkëngjitur dokumentet shqiptare.

Burimet

S'keni kohë? Kërkesën për pension e ndjekim ne.

Pyetni asistentin tonë: ju përgjigjet menjëherë dhe ju tregon hapat. Studio në Shkodër që nga 2020, mbi 3.500 persona të asistuara, çmim fiks · 29,99 €.