Asistencë e-Albania

Si të merrni vërtetimin e vjetërsisë në punë

Vitet e punës janë baza e çdo pensioni. Ja si t'i dokumentoni, edhe kur keni punuar shumë vite më parë.

11 tetor 2026 · Asistencë e-Albania

Kur aplikoni për pension, në Shqipëri apo jashtë, pyetja e parë është gjithmonë e njëjta: sa vite keni punuar dhe jeni siguruar? Përgjigjja varet shumë nga periudha kur keni punuar.

Tri periudha, tri mënyra

Pas 1 janarit 2012. Kontributet janë në sistemin elektronik. Vërtetimi i pagesës së kontributeve për këtë periudhë merret në e-Albania menjëherë, me vulë elektronike.

Nga 1994 deri në 2011. ISSH ofron në e-Albania vërtetime për këto periudha, të nënshkruara elektronikisht. Nuk dalin gjithmonë në moment: kërkesa shqyrtohet dhe dokumenti vjen më vonë.

Para viteve '93. Për punën në ish-ndërmarrje shtetërore, ish-ndërmarrje bujqësore ose kooperativa bujqësore, që nga viti 2025 ka procedurë të veçantë me ligjin nr. 7/2025. Sipas rregullores, kërkesa bëhet online në e-Albania, te shërbimi i aplikimit për pension, duke zgjedhur opsionin për trajtim sipas këtij ligji.

Libreza e punës

Libreza e punës mbetet dokumenti më i fortë për vitet e vjetra. Nëse e keni:

Nëse e keni humbur, nuk është fundi. Ka rrugë të tjera për të vërtetuar periudhat e punës, në varësi të vendit ku keni punuar.

Nëse aplikoni për pension në Itali

Me marrëveshjen Itali–Shqipëri, për periudhat në Shqipëri para vitit 2012 INPS kërkon një deklaratë të historikut të punës dhe dokumente shtesë, si libreza e punës ose vërtetime. Lexoni udhëzuesin për marrëveshjen.

Burimet

S'keni kohë? Vitet e punës i gjejmë ne.

Pyetni asistentin tonë: ju përgjigjet menjëherë dhe ju tregon hapat. Studio në Shkodër që nga 2020, mbi 3.500 persona të asistuara, çmim fiks · 19,99 €.