Pa llogari në e-Albania, sot është e vështirë të marrësh pothuajse çdo dokument nga Shqipëria. Regjistrimi duket i thjeshtë, por shpesh ngec te detajet: të dhënat që duhet të përputhen me gjendjen civile, formati i numrit të huaj, fjalëkalimi i gjatë, emaili i aktivizimit që nuk vjen.
Çfarë përfshin shërbimi
- Kontrollin e të dhënave që ju duhen para regjistrimit.
- Udhëzim hap pas hapi gjatë regjistrimit.
- Ndihmë për aktivizimin e llogarisë.
- Hyrjen e parë dhe një shpjegim të shkurtër se si të gjeni dokumentet.
Çfarë ju duhet
- Numrin personal (NID), që gjendet në kartën e identitetit ose në pasaportë.
- Një email që e përdorni rregullisht.
- Një numër telefoni.
Lexoni edhe udhëzuesin për regjistrimin nga jashtë.
Pyetje të shpeshta
A më duhet karta e identitetit shqiptare?
Ju duhet numri personal shqiptar. Nëse dokumentet tuaja kanë skaduar, na shkruani dhe ju themi çfarë mund të bëhet në rastin tuaj.
Po nëse ndryshoj mendje?
Anulim falas brenda 24 orëve, ose derisa praktika të mos ketë filluar.