Shumë certifikata të gjendjes civile merren online në e-Albania me vulë elektronike. Por nëse nuk keni akses në llogari, nuk dini cilën certifikatë ju kërkon institucioni, ose të dhënat nuk përputhen, ju ndihmojmë ne.
Çfarë përfshin shërbimi
- Identifikimin e certifikatës së saktë që ju kërkohet.
- Kërkesën në e-Albania dhe shkarkimin e dokumentit.
- Udhëzim nëse institucioni i huaj kërkon hapa të tjerë.
Pyetje të shpeshta
Institucioni në Itali ose në Greqi e pranon vulën elektronike?
Varet nga institucioni dhe nga qëllimi. Pyesni gjithmonë institucionin që e kërkon nëse pranon dokumentin me vulë elektronike apo kërkon apostille ose përkthim.
Po nëse ndryshoj mendje?
Anulim falas brenda 24 orëve, ose derisa praktika të mos ketë filluar.
Lexoni edhe udhëzuesin për certifikatën e gjendjes civile.