Leje qëndrimi, shtetësi, martesë, regjistrim fëmije, trashëgimi: jashtë vendit, certifikatat e gjendjes civile nga Shqipëria kërkohen gjithë kohën. Shumica merren online në e-Albania.
Cilën certifikatë ju duhet?
- Certifikata familjare: përbërja e familjes sipas regjistrit të gjendjes civile. Kërkohet shpesh për bashkim familjar dhe trashëgimi.
- Certifikata personale: të dhënat tuaja. Kërkohet për shumë procedura administrative.
- Certifikata e lindjes: për shtetësi, regjistrime, pasaporta.
- Certifikata e martesës: për njohjen e martesës jashtë ose për ndryshime në gjendjen civile.
Para se të aplikoni, pyesni institucionin që e kërkon cilën certifikatë saktësisht do dhe në çfarë forme.
Hapat në e-Albania
- Hyni në llogarinë tuaj në e-albania.al.
- Kërkoni emrin e certifikatës në fushën e kërkimit.
- Shtypni Përdor dhe plotësoni formularin.
- Dokumenti me vulë elektronike del te dokumentet tuaja në llogari dhe mund ta shkarkoni si PDF.
Vula elektronike, apostille, përkthimi
Dokumentet me vulë elektronike nga e-Albania kanë vlerë ligjore në Shqipëri. Jashtë vendit, pranimi varet nga institucioni: disa e pranojnë PDF-në, të tjerë kërkojnë apostille dhe përkthim të noterizuar. Pyesni gjithmonë para se të paguani përkthimin.
Problemet më të shpeshta
- Të dhënat janë gabim në certifikatë. E-Albania nuk i ndryshon të dhënat. Korrigjimi bëhet në gjendjen civile, sipas procedurës përkatëse.
- Nuk hyni dot në llogari. Filloni nga rikuperimi i fjalëkalimit.
- Ju duhet certifikatë historike. Për të dhënat e vjetra mund të ketë procedurë tjetër. Na shkruani dhe e shohim.